4

Flosimi ju ndihmon në parandalimin e humbjes së dhëmbëve

1. Secilin mëngjes kur zgjoheni nga gjumi, ju më e keni një shtresë të hollë bateresh mbi dhëmbët tuaj e cila quhet pllakë. Për njerëzit të cilët thonë se nuk kanë nevoj t’I flosojnë dhëmbët përshkak se nuk I ngel ushqim mes dhëmbëve duhet përmendur: nuk është vetëm ushqimi, por sasia e mikroorganizmave të cilët janë përbrenda hapësirës së gojës suaj që duhet t’I pastroni. Nëse kjo shtresë mikroorganizmash nuk pastrohet, ajo do të shndërrohet në gjendje të ngurtë që quhet ne terma shkencor, tartar. Kur pllaka dhe tartari fillojnë dhe bëjnë vend brenda mishrave të dhëmbëve ato do të shkaktojnë inflamim të indit, ose sic njihet gingivitis. Nëse nuk trajtohet gingivitis ajo progreson në një gjendje edhe më aggressive sic është paradontoza, e cila është sëmundje e kockës dhe është arsyeja numër një e humbjes së dhëmbëve. Flosimi mund ta pastron këtë shtresë dhe të parandalon humbjen e dhëmbëve.

2. Flosimi mund të ju ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës
Shumë studime kanë treguar një lidhje mes sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve dhe sëmundjeve sistemike të organizimit. “Ne kemi parë një lidhje të ngushtë mes gingivitit dhe sëmundjeve të zemrës gjithashtu dhe lindje të fëmijeve me peshë të ulët. Nuk jemi të sigurt, por ne e dijmë se nëse sistemi imun I juaji është I kompromentuar, nuk lejon që të mbijeton ndonjë bakterie patogjene në sistemin tuaj” tha Dr. Harms. Gjithashtu edhe nëse keni diabet, ju jeni në rrezik të lartë për të pësuar sëmundje të mishrave të dhëmbëve, gjitha këto arsyeje janë për të filluar për ta marrë seriozisht punën e higjienës orale me furcim dhe flosim të rregullt.

3. Flosimi do ju ndihmon t’I ikni sindromës së gojës së thatë
Pështyma është një disinfectant natyror në gojën tuaj. 90% e njerëzve mbi moshën 65 merr medikamente, dhe 500 medikamente te ndryshme që janë në treg mund të shkaktojnë si efekt anësor ndjesinë e gojës së thatë. Flosimi I rregullt mund ta kompenzojë mungesën e pështymës duke e larguar shtresën e ushqimeve që ndodhen tek dhëmbët në vend të pështymës së munguar që do t’i largonte në mënyrë automatike.

4. Flosimi do ju bën të kurseni më shumë të holla
Si është e mundur? Duke mos e pastruar masën ushqimore nëpër dhëmbe, ajo shndërrohet në tartar. Tartari do ju rrezikon dhëmbët nga kariesi dhe krijim kavitetesh. Dhe për t’i rregulluar këto dhëmbë me probleme karioze ka një kosto financiare të caktuar. Prandaj, flosimi I rregullt, përvec mireqenies shëndetësore që ju sjellë, poashtu edhe kursime materiale ju mundëson!

CategoryLajme

© 2016 - DENTIN by dental clinic

Numri telefonit        +389(0)2 2614 339