tooth-Extraction

Nëse keni infeksion serioz të dhëmbit, ju dëshironi shërim të tanipërtanishëm. Me infeksion të dhëmbit ju keni dy mundësi të zgjedhni: trajtim endodontik (i njohur poashtu si trajtim kanalesh) ose t’a hiqni dhëmbin. Shumica e dentistëve do të ju rekomandojnë trajtim kanalesh sepse besojnë se është zgjedhja më e zgjuar për shëndetin e përgjithshëm dentar tuajin.

Ekstraksioni

Nëse vendosni për të hequr dhëmbin mund të duket sikur zgjidhja më e lehtë, por mund të cojë në komplikacione të ardhshme. Me mungesën e dhëmbit të hequr, dhëmbët fqinjë do të mundohen të ‘okupojnë’ vendin e lirë që është krijuar nga heqja. Nëse dhëmbët fqinjë do të zhvendosen do të cojë kjo situatë deri tek një kafshim jo normal e cila mund të bëhët shkaktarë për probleme të Artikulacionit Temporomandibular.
Për t’i eleminuar këto komplikacione  të mundshme, shumë dentist do të ju rekomandojnë të zëvendësoni dhëmbët e ekstraktuar. Fatmirësisht, ka shumë mënyra për të zëvendësuar që nga urat dentare deri tek implantet. Ekstraksioni është e vetmja zgjidhje nëse nuk dëshironi trajtim kanalesh. Pra, gjëja më e rëndësishme është që nëse do të heqni dhëmb, ju duhet t’a zëvendësoni menjëherë për të parandaluar ndonjë komplikacion potencial në të ardhmën.

Trajtim Kanalesh

Këto procedura kanë një marzh suksesi të lartë. Dhëmbët të cilët janë trajtuar endodontikisht mund të ruhen për shumë vjet pas procedurës endodontike. Sigurisht, nëse ju mirëmbani higjienën orale. Nëse ndodh e kundërta dhëmbi I trajtuar nuk do të mbijetojë shumë.

CategoryLajme

© 2016 - DENTIN by dental clinic

Numri telefonit        +389(0)2 2614 339