Përkujdesja për kurorat dhe urat dentare

Tani që keni cementuar definitivisht kurorën apo urën ju duhet të pregaditeni për disa gjëra që ju presin. Fillimisht mund të përjetoni ndonjë ndjeshmëri në ditët e para nga i ftohti, kjo është normale përshkak të irritimit që vjen nga cementi. Zakonisht ju ndihmojnë pastat e dhëmbëve kundër ndjeshmërisë. Gjithashtu nëse pas disa ditësh ndjeni që kafshimi juaj nuk është normal, duhet ta telefoni klinikën për të modifikuar detajet e pengesës që keni. Është jashtëzakonisht e rëndësishme për të mbajtur higjienën orale të mirë me kurorën ose urën tuaj të re. Shumë njerëz kanë konceptin e gabuar se dhëmbi i ri i vendosur nuk ka nevojë më të mirëmbahet. Kurorat dhe urat dentare janë përsëri të sulmuar nga kariesi afër linjës së gingivës, sikurse te dhëmbët natyral.

Shumica e kurorave dhe urave kanë një shtresë të jashtme qeramike ose janë tërësisht qeramike. Këto materiale janë të fuqishme dhe ngjyrë-stabile, gjithesesi ato prap kanë potencial frakturimit sikurse dhëmbët natyral. Ndryshimet e temperaturave në mënyrë drastike rritë mundësinë e frakturimit të porcelanit dhe dhëmbit natyral.

Urat fikse kërkojnë pastrim të vecant posht pontikut (dhëmbi që mungon). Të gjitha këto detaje e instruksione se si të mirëmbahet higjiena orale duhet kërkuar nga dentisti një shpjegim të hollësishëm.

About the Author

You may also like these