Kur konsumoni pije freskuese, sheqeri I ndodhur në të do të ndërveproj me bakteret që ndodhen në gojën tuaj për të formuar acid. Ky I fundit sulmon dhëmbet. Përvecse pijet e rregullta standard poashtu edhe ato që reklamohen pije pa sheqer kanë përbërje të acidit që janë kërcënues për dhëmbet tuaj.

Ka dy efekte anësore kur konsumoni pije freskuese: Erozionin dhe Kavitetet e formuara nëpër dhëmb.

Erozioni fillon kur acidet në pijet freskuese „mbështjellin“ smaltin e dhëmbit, e cila është shtresë mbrojtëse e dhëmbit tuaj. Efekti i tyre është të reduktoj fortësine e sipërfaqës së smaltit.

Pijet freskuese, nga ana tjeter, mund të prekin edhe shtresën tjetër posht smaltit, dentinën gjithashtu edhe mbushjet prej kompoziti. Kavitetet, ose karieset, mund të zhvillohen me shpeshtësi më të lartë tek njerëzit të cilët konsumojnë rregullisht pije freskuese. Kur e gjithë kjo kombinohet edhe me një higjienë jo të mirë të gojës, rezultatet janë katastrofike.

Fatkeqësisht, fëmijët janë më shumë të riskuar nga dëmet që shkaktojnë pijet freskuese, ngaqë smalti ende nuk është i plotëzhvilluar.

Si të parandalohet dëmtimi nga pijet freskuese:

1. Zgjidhja më e mirë është ndalimi i të konsumuarit i këtyre pijeve. Fatkeqësisht, disa nga ne nuk arrijmë të zmbrapsim këtë lloj vesi.

2. Mos konsumoni më shumë se një pije në ditë.

3. Pije shpejt. Sa më shumë që e zgjatë pijen aq më shumë i jep mundësi që efektet dëmtuese të ndërveprojnë me dhëmbët tuaj.

4. Shpërlani gojën tuaj me ujë pasi të keni konsumuar pijet freskuese. Të shpërlarurit ndihmon gojën tuaj të largon sasinë e sheqerit dhe acidet që kanë ngelur t’i largon.

5. Prisni deri tek brushimi i dhëmbëve. Furcimi i menjëhershëm pasi të keni konsumuar këto nuk është ide e mirë. Koha ideale është pas 30-60 minutash.

6. Largoni konsumimin përpara se të fleni.

CategoryLajme

© 2016 - DENTIN by dental clinic

Numri telefonit        +389(0)2 2614 339