Cfarë nënkuptojmë me dhëmb të pjekurisë?

Dhëmbët e pjekurisë në terma profesional njihen si molarët e tretë. Njerëzit kanë katër dhëmbë pjekurie, një në secilin kuadrat të gojës, në raste të konsiderueshme dhëmbët e pjekurisë munden të mos zhvillohen fare. Këto dhëmbë janë të fundit që eruptojnë dhe dalin në fundin e rënditjes së dhëmbëve. Molarët e tretë janë emëruar si dhëmbë të pjekurisë përshkak kohës në të cilën dalin dhe zakonisht shfaqen mes moshës 17 deri 25 vjec.

STUDIMET TREGOJNË SE 35% e njerëzve kanë mungesë të dhëmbëve të pjekurisë

Pse disa njerëz kanë mungesë të dhëmbëve të pjekurisë?
Jo gjithsecili ka dhëmbë pjekurie. Në fakt, studimet tregojnë se 35% e njerëzve kanë mungesë të dhëmbëve të pjekurisë. Ka dy arsyje kryesore për mungesën e këtyre dhëmbëve:

  •  Ato janë prezent por ende nuk kanë eruptuar (dalur). Dhëmbët e pjekurisë mund të mos dalin asnjëherë nëse ato janë të impaktuar (hapsirë jo të mjaftueshme për to për të dalur) dhe mund të rrijnë brenda kockës së nofullave për shumë vite.
  •  Mungesa e dhëmbëve të pjekurisë mund të ndërlidhet me gjenet. Një studim sëfundmi në Universitetin e Princeton tregon se evolucioni ka një rol të madh rreth mungesës së zhvillimit të dhëmbëve të pjekurisë. Studimi sqaron se zgjerimi i madhësisë së trurit përgjatë qindra e mijra viteve tregon se koka nuk është aq e madhe për të „akomuduar“ një tru të madh në përmasa, gjithashtu dhe zhvendosja graduale e „inxhenjeringut të nofullave“ nuk lejon të formohet një molar të tretë në mënyrë korrekte. Poashtu, vlersojnë studiusit, nuk ka pse na duhet një molar i tretë për të përtypur ushqimin kur janë të mjaftueshme molari i parë dhe i dytë.

A kanë arsyje për t’u shqetësuar nëse një pacienti i’u mungojnë dhëmbët e pjekurisë?

Jo. Mungesa e tyre është një gjë e zakonshme në ditët e sotshme dhe këto dhëmbë janë ndër dhëmbët që mungojnë më së shpeshti. Mund të ndodh që edhe prindërit ose edhe me të largët se prindërit të kenë mungesa të po këtyre dhëmbëve. Mungesa e tyre nuk ju privon nga efkasiteti i të ushqyerit në përditshmërinë tuaj dhe në fakt është një bekim për juve që keni mungesa të tilla përshkak se i‘u paraprini problemeve që mund të ndodhin para dhe gjatë daljes.

A duhen hequr dhëmbët e pjekurisë?
Dhëmbët e pjekurisë duhet të hiqen VETËM nësë ka një arsyje të fortë klinike për t’u hequr.

Gudiat e NICE në Mbretërinë e Bashkuar thonë që dhëmbët e pjekurisë nuk duhen hequr vetëm pse është observuar ndonjë patologji. Patologjia mund të përfshijë një karies të parestaurueshëm në dhëmbin e pjekurisë, cellulitis, abcese dhe infeksione të nofullave. Guidat udhëzojnë se dhëmbët e pjekurisë mund të hiqen nësë dhimbja rritet në intesitet kur dhëmbi është i impaktuar.

CategoryLajme

© 2016 - DENTIN by dental clinic

Numri telefonit        +389(0)2 2614 339