Pse duheni t’a merrni seriozisht sëmundjen e paradontozës?
Sëmundjet paradontale ose sic njihen në zhargonin e popullit infeksion I mishrave të dhëmbit janë sëmundje inflamatore të cilat shkaktohen nga patogjen të dëmshëm specific që ndodhen brenda hapësirës së gojës. Hapësira e gojës është një system I hapur dhe I ekspozuar ndaj ambientit. Prandaj, mundësia për të kaluar patogjenët e huaj nga jasht nëpërmjet ushqimeve dhe pijeve që marrim është e lartë. Mesatarisht 500 speciesh të ndryshme bakteriale ndërlidhen me pllakun dentar. Në vitet e fundit kërkimet shkencore kanë treguar se ka një ndërlidhje të fortë mes sëmundjeve orale dhe sëmundjeve sistemike të organizmit. Studiuesit thonë që ka një lidhje mes sëmundjeve pacientëve që vuajnë nga sëmundjet paradontale me sëmundjet kardiovaskulare, diabetin e tipit të dyte, me lindëshmërinë e fëmijeve nënpeshë dhe osteoporozës. Duke ditur këtë lloj informacioni ju lutemi që mos të lejoni t’a anashkaloni ose t’a lini pas dorës trajtimin e problemeve me gingivën dhe strukturat paradontale.