Gjithësecili dëshiron një frymëmarrje të freskët, përderisa është një shenjë e një personi të shëndetshëm dhe aktiv. Nëse jeni duke vuajtur nga aroma e keqe e gojës ose sic njihet në gjuhën profesionale, halitosis, mbase jeni të vetëdijshëm për këtë situatë ose ose jeni ndjerë në siklet nëpër rrethe sociale kur po vuanit këtë situatë të sikletshëm. Fatmirësisht ju mund t’a riktheni freskinë e frymëmarrjes e aromës duke ndërmarrë këto hapa.

Furcim dhe flosim të rregullt
Pllaka dhe bakteret që shkaktojnë gazra jot ë këndshme në gojën tuaj shkaktohen nga ushqimi që ngel mes dhëmbëve tuaj. Nëse ju nuk furconi dhe flosoni rregullisht, mikroorganizmat në gojën tuaj do të ndërveprojnë me pjesëzët e ushqimit të ngelur e cila shkaktojnë substance të dëmshme në gojën tuaj. Për të parandaluar aromën jo të këndshme ju duhet të flosoni dhe furconi të paktën dy herë në ditë, vecanërisht pas vaktit të ushqimit.

Pastrimi I gjuhës
Digjestimi jokomplet dhe jo I rregullt mund të shkaktojë një shtresë të plotë qelizash të vdekura, pjesëza ushqimi dhe mikroorganizimave në gjuhën tuaj. Kjo shtresë njihet si ‘ama’, dhe mund të jetë një arsyje tjetër për një aromë të keqe të gojës. Përvec të furcuarit dhe flosimit, ju duhet të keni kujdes poashtu edhe në pastrimin e gjuhës suaj në mënyrë të rregullt.

Shpërlarja e gojës
Për të mbrojtur gojën tuaj nga bakteret e shkaktuara nga pllaka bakteriale, ju duhet të shpërlani gojën tuaj me shpërlarës bakteriale qe janë në treg. Këto shpërlarës goje përmbajnë zink përbrenda e cila bën neutralizimin e substancave të sulfurit të cilët zhvillohen nga bakteret në gojë. Përvec mbrojtes, shpërlarësit anti-bakterial do ju freskoj frymën dhe gojën tuaj. Ju duhet të anashkaloni shpërlarësit me përmbajtje alkooli. Alkooli mund të shkaktojë thatësi në gojën tuaj.

Mbajeni gojën tuaj të lagësht
Saliva ose pështyma është një mundësi natyrale për ta mbajtur gojën tuaj jo të thatë. Peshtyma e cbalansuar që sekretohet në gojën tuaj shkaktohet nga disa efekte sezonale. Ekspozimi ndaj të nxehtit mund të thaj gojën dhe të shkaktojë një aromë të keqe. Për të mbajtur gojën tuaj të lagësht, pijni ujë të mjaftueshëm dhe pije tjera. Frutat dhe perimet të lëngshme si p.sh. portokallet mund të reduktoj nxehtësinë e madhe që është në stomakun tuaj, e cila në vetë është shkaktar I aromës së keqe. Gjithashtu përtypni camcakeza pa përmbajtje sheqeri për të inkurajuar sekrecionin e pështymës në gojë.

Ndalojeni duhanin
Pirja e duhanit jo vetëm se do t’a përkeqëson frymëmarrjen tuaj, por do të dëmtoj mishrat e dhëmbëve, do vesh dhëmbët me pigmentime dhe risk për të shkaktuar kancer oral gjithashtu dhe kancer të mushkrisë.

CategoryLajme

© 2016 - DENTIN by dental clinic

Numri telefonit        +389(0)2 2614 339