• ZBARDHIMI I DHËMBËVE

    Zbardhimi i dhëmbëve është procedurë gjatë së cilës largohen të gjitha llojet e diskolorimit të dhëmbëve dhe vetë ngjyra e dhëmbit bëhet disa nyansa më e bardhë.
    Sipas lokalizimit dallohen diskolorime egzogjene(të jashtme-kafe,duhan,çaj,pije me gaz etj) dhe endogjene(të mbrendshme-mbrenda në zmalt dhe dentin-demineralizime,fluoroza,tetraciklinë,trauma etj)
    Preparatet e reja për zbardhim fare nuk janë të dëmshme, përkundrazi, sipas ADA(Shoqata e Stomatologëve Amerikan), “Zbardhimi i dhëmbëve nga ana e stomatologut, ose në kushte shtëpie me preparate nga prodhues me renome apsolutisht është metodë e sigurtë dhe efektive e zbardhimit të dhëmbëve”
    Materiali për zbardhim është në bazë të karbamid-peroksid ose hidrogjen-peroksid . Me ate mund të trajtohen dhëmbë vital ose avital, ndërsa mekanizmi i veprimit është oksidimi.
    E rëndësishme para trajtimit është se duhet të bëhet pastrim i detajuar i dhëmbëve, i shtresave të buta dhe të forta,trajtimi i indeve të buta, caktimi i nijansës së ngjyrës, pastaj vjen trajtimi i zbardhimit.
    Pas trajtimit, pacienti nuk duhet të konsumon duhan, pije dhe ushqim me ngjyra të forta për disa ditë.
    Mund të paraqitet pakëndshmëri si reagim në të ftoht, nxeht, ëmbëlsira,por këto janë të karakterit kalues.
    Rezultati dhe afatgjatësia e zbardhimit është individuale, por sillet prej 6-18 muaj, varësisht nga pacienti.

  • VENIRË

    Venirë ose faseta qeramike
    Paraqesin në plot kuptim të fjalës, stomatologji minimale invazive, dmth me preparim shumë të vogël të zmaltit shpesh pa anestezion, në bashkëpunim me teknikë të specializuar, mund të prodhohet lëvozhgë (fasetë)qeramike me trashësi 1mm, e cila cementohet definitivisht. Me këte mundemi dhëmbin ta zgjasim,zgjërojmë,ose t’ja ndërojmë ngjyrën.

    Kurora qeramike pa metal

    Stomatologjia estetike moderne nuk mund të paramendohet pa përdorimin e kurorave qeramike pa metal për rehabilitimin e dhëmbëve tuaj.

    Për dallim nga kurorat klasike metal-qeramike, kurorat pa metal, nuk kanë metal të “zi” si bazë, që ndihmon në aritjen e estetikës maksimale që kanë këto kurora. Përparësitë e kurorave pa metal janë: estetikë e jashtëzakonshme me natyralitet apsolut sa i përket ngjyrës, depërtueshmërisë së dritës dhe formës, preciziteti kompjuteristik i përpunimit, lehtësimi i pastrimit të dhëmbëve dhe indeve përrreth, zvoglimi i iritimit të gingivës nga mospërdorimi i metalit si dhe largimi i rezikut të paraqitjes së rrethit të zi përreth qafës të kurorës pas tërheqjes së gingivës, si dhe komfor më të madh për pacientin.

    Mungesa e “ngjyrës gri” mbi kurorë dhe mundësia për aritjen e të dhënit “gjallëri” kurorës, janë disa nga përparësitë e kurorave pa metal.

  • IMPLANTE

    Implantimi i dhëmbëve. Çka ështe kjo?

    Gjat humbjes së një apo me shumë dhëmbëve ,kirurgu oral tenton të implanton (të mbjellë) rrënjë zëvendësuese kompatibile me indet e njeriut(implant), i cili lejon vendosjen e protezave mobile dhe preparimin e protezave fikse(urrave).Këto mbështetësa të kualitetit të lartë të implantuara në kockën e nofullës,formojnë structure stabile për protezën e re.Shumica prej tyre janë nga titaniumi.Të gjithë implantet e sotshme janë komplet të pa dëmshme për organizmin e njeriut dhe janë të prodhuara në përputhje me standardet ndërkombëtare për kualitet.Në përgjithësi për implantim nuk ka kufizim moshe.Për implantim nevoitet sasi e mjaftueshme dhe kualitative e kockës së nofullave.Por edhe kur ka mungesë të kockës,restruktuimi i kockës është alternative e zgjidhjes së rastit,gjegjësisht,me përdorimin e vet kockës së pacientit si dhe me përdorimin e kockave artificiale ,zëvendësohet kocka që mungon.Sinus liftingu (ngritja e sinusit maksillar) poashtu kryhet në ordinancën tonë.

    Cilat janë benefitet e implanteve?
    Vendosja e kurorave fikse të pa lëvizshme në vend të atyre të lëvizshmeve (kur ka numër të nevojshëm të implanteve)

    Buzeqeshje e re dhe më e ëmbël që do të ju ofrojë jetë të kualitetshme si dhe do të ju rikthejë vetbesimin në aritjet e juaja private sociale dhe profesionale.

    Dhëmbët stabil kanë efekt pozitiv në shqiptim dhe në ndjesinë e shijeve.

    Humbja e ashtit të nofllave mund të ndalohet me implantim.

    Efekt pozitiv estetik në pamjen fizike.

    Plotësisht rahatoheni nga stresi prej protezave të lëvizshme.

    Mbi 95% e implanteve zgjasin më shumë se 10 vjet.