PYETJA: Mua më mungon një nga dhëmbët mbrapa dhe dentisti më ofroi tre mënyra për të zëvendësuar:  protezë parciale të lëvizshme, urë dentare ose implant dentar. Unë jam më shumë për urën përarsyje se është një kompromis. Ai më tha se ka disa lloje dhe unë doja të dija cila është me e mira për mua dhe të më shpjegoni më shumë rreth urave dhe procedurës.

PERGJIGJJA: Ura tradicionale është zakonisht e bërë nga dy kurora me një dhëmb articial, I njohur si pontik, I ngjitur me kurorat ose ndryshe thënë shtyllat. Nëse një dhëmb duhet të zëvendësohet atëherë kjo quhet urë me tre elemente, sikur në rastin tuaj. Varësisht nëse dhëmbët shtyllë janë restauruar më herët ose nëse ata janë restauruar shumë më shumë, do të përcakton llojin e abutmentit I cili do përdoret.

Abutment me kurorë të plotë kërkon reduktim të strukturës së dhëmbit rreth e përqark kurorës natyrale. Kur dhëmbi do të vishet mëvonë, do të rikthehet në formën dhe madhësinë e njejtë. Në rastet sikur ky, unë do të rekomandoja për implant dentar. Sepse do t’a keni më të lehtë me higjienën orale dhe dhëmbët afër hapsirës që mungon dhëmbi do të jenë më të shëndetshëm dhe më jetëgjatë.

Ura me një krahë është një tjetër lloj ure e cila përdor vetëm një shtyllë dhëmbor.

Urë Maryland është një tjetër mundësi që po fiton popullaritet të madh përshkak benefiteve që mundëson. Përshkak të preparimit të paktë që kërkohet për dhëmbin shtyllë.

Nuk është e pazakonshme që urat dentare fikse të zgjasin më shumë se dhjetë vjet, vecanërisht kur ka kujdes të vecant të higjienës orale në shtëpi nga ana e pacientit.

Të folurit do të pëson ndryshime të përkohshme pasi ura të vendoset (specifikisht urat ballore ose anterior), por nëse kjo ndodh, mos u shqetësoni përshkak rikthimit në normalit brenda pak kohës. Të ushqyerit do të jetë në linja normale shumë shpejt.
Mos harroni të pyesni dentistin tuaj rreth mënyrës së të flosuarit dhe të pastrimit posht urës.

CategoryLajme

© 2016 - DENTIN by dental clinic

Numri telefonit        +389(0)2 2614 339